TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi duke shprehur befasine per qendrimin e papritur te opozites, i ka bere apel asaj t’i qendrojne marreveshjes ne te mire te reformave.
“Mazhoranca është plotësisht e vendosur që t’i qëndrojë të gjitha reformave, t’i qëndrojë asaj për të cilën ne kemi rënë dakord, në mënyrë që të ecin paralelisht, reforma zgjedhore, komisioni për ndryshime në rregullore, por edhe ligjet me 3/5. Jemi tërësisht të çuditur dhe të befasuar nga ky qëndrim i papritur i opozitës në një kohë që ne mezi kishim vendosur një klimë normaliteti në mbylljen e seionit të shkuar”,- tha Patozi sot gjate nje deklarate per mediat.
Ai shpreson qe qendrimi i fundit te jete vetem nje qendrim i perkohshem dhe vetem emocional i opozites, duke kerkuar vijimin korrekt te bashkepunimit.
“Uroj shumë që ky të jetë një qëndrim emocional dhe i përkohshëm dhe të kthehemi në hulli në bashkëpunimit, pasi mendoj se opozita duhet të japë garancitë e saj nëse i qëndron ose jo marrëveshjes, çfare flet edhe për seriozitetin e saj”,- tha ai.
© Panorama.al











