Pasuria e Pacollit

Feb 26, 2011 | 11:29

Deri më 31 mars, Behgjet Pacolli është i detyruar të deklarojë të gjithë pasurinë e tij, të mbajtur sekret ndërsa ishte thjesht deputet. Procesi ka tërhequr shumë interes. Formularët e KQZ-së kanë vetëm dy faqe me deklarime, ku Pacolli ka treguar se merr pagë vjetore si deputet në vlerë 22 mijë euro dhe ka të ardhura vjetore në vlerë 500 mijë euro nga pasuria dhe biznesi. Në një rubrikë tjetër ka treguar se ka 210 mijë euro në një bankë dhe 190 mijë në një bankë tjetër. Pacolli ka treguar se ka në pronësi Bankën Ekonomike (vlera 15 milionë euro), si dhe kompaninë e sigurimeve “Siguria” (vlera 22 milionë euro). Aksionet, letrat me vlerë, si dhe obligacionet e Pacollit deri më datën 11 dhjetor 2010, kapin vlerën 100 milionë euro. Ai deklaruar se ka pasuri të patundshme, 26 milionë euro.

© Panorama.al

Te lidhura