Milani është në kërkim të një drejtori të ri sportiv pasi boshatisi të gjithë organikën administrative të klubit. Ndonëse te kuqezinjtë duket se nuk po nguten për të plotësuar vendet bosh, si ai që u la pas shkarkimit të Igli Tares, në media qarkullojnë gjerësisht disa alternativa që janë studiuar ose po u ofrohen.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Devin Ozek, 31-vjeçarit gjerman me origjinë turke. Ky i fundit ka punuar në stafin e Bajer Leverkusen në vitet e drejtimit të Çabi Alonsos dhe ishte bashkë me Simon Rolfes, përgjegjës për të ndërtuar skuadrën që bëri mrekullinë në Bundesligë.
Në vitin e fundit, ai ishte transferuar te Fenerbahçe, por në mbyllje të edicionit u shkarkua nga klubi turk. Kësisoj, Ozek është në kërkim të një sistemimi të ri, ndërsa te Milani e shohin si një alternativë për vendin e lënë bosh nga Tare.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











