Seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Partizani”, vijoi me dëshminë e ish-juristes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Violeta Shqevi.
Gjatë dëshmisë së saj para trupit gjykues, Shqevi deklaroi se ka qenë e punësuar në ministri që prej vitit 2007 si juriste dhe më pas ka mbajtur pozicione drejtuese, duke përfshirë edhe drejtimin e grupit të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sportit 2008-2020.
Sipas saj, objektivi kryesor i strategjisë ishte zhvillimi i sportit elitar dhe përmirësimi i infrastrukturës sportive në vend. Ajo tha se që në vitin 2005 ishte miratuar një plan dyvjeçar për modernizimin e klubeve sportive.
Duke iu referuar ish-Klubit Sportiv Partizani, dëshmitarja deklaroi se ai ishte nën administrimin e Ministrisë së Sporteve dhe përfshinte disa objekte sportive, përveç sektorit të futbollit.
E pyetur nga prokurorët e SPAK-ut për statusin juridik të këtyre pronave, Shqevi tha se ato nuk kishin qenë të regjistruara.
Ajo shtoi se në atë periudhë ishin shfaqur shqetësime lidhur me zaptimin e disa sipërfaqeve dhe kufizimin e përdorimit të tyre për aktivitete sportive.
Dëshmitarja u pyet gjithashtu për ndryshimet ligjore në fushën e sportit gjatë vitit 2007. Sipas saj, strategjia shtetërore parashikonte që brenda një afati dyvjeçar klubet sportive të transformoheshin në shoqëri aksionere.
Lidhur me iniciativat e vitit 2008 për privatizimin e objekteve sportive, Shqevi konfirmoi se ka qenë në dijeni të diskutimeve për privatizimin krahas dhënies me koncesion të disa aseteve.
SPAK: Keni qenë e punësuar tek Ministria e Kulturës?
Shqevi: Kam qene e punësuar si juriste ne 2007 dhe me pas kam qene në pozicionit. Kam qene ne rolin në kryetares për strategjinë e sportit për vitet 2008-2020. Qëllimi i strategjisë ishte për sportin elitar, përmirësim dhe rritje e infrastrukturës në vend. Në vitin 2005 ishte miratuar një objektiv 2 vjeçar për modernizimin e klubeve sportive.
Shqevi: Klubi ishte nën përgjegjësinë e ministrisë së sporteve, e njoh si klub sportiv në atë kohë ne menaxhonim të gjithë klubin sportiv shumë sportësh, përveç futbollit. Klubi kishte aset, kishte godina, gjimnastikën, ishte dhe një godinë tjetër që kishte mundje, peshëngritje.
Spak: Ku ishin këto godina?
Shqevi: Ishin dy në qendër te klubit, si mund të themi poshtë 21 dhjetorit, si zonë.
Spak: Sa palestra kishte?
Shqevi: Ishte palestra e gjimnastikës, po ashtu palestra e basketbollit dhe volejbollit. Në memorien time ishin palestrat e tjera.
Spak: A kanë qenë të regjistruara?
Shqevi: Jo nuk kanë qenë të regjistruara, drejtoria e sportit s’ka pasur informacion të qartë për ekzistencën e ndonjë pronari, apo se ishin zaptuar. Unë u kam kërkuar eprorëve të mi shkresa, që të regjistroheshin pronat e klubit sportiv Partizani. U shfaqën shqetësime sepse nuk i lejonin disa familjarë që të stërviteshin, pasi bën zaptimin e tokës.
Spak: Në 2007 janë bërë ndryshime në ligjin për sportin. A keni marrë pjesë në këto procedura?
Shqevi: Ata janë tetor 2007 kam qenë pjesë e stafit, shteti kishte miratuar strategjinë që brenda afatit 2 vjeçare klubet sportive të ktheheshin në shoqëri aksionere. Në dijeninë time deri në atë moment nuk kishte ndonjë ide të qartë.
Spak: Në qershor 2008 ministria e turizmit, shfaqet iniciatore për ligjin për sportit, përveç koncesionit shfaqet dhe privatizimi, keni dijeni për këtë?
Shqevi: Po në atë kohë përveç klubeve do të bëhej edhe privatizimi i objekteve, në atë kohë një grup teknik do të bënte një strategji për përmirësimin e sportit. Kemi bërë përpjekje për rritjen e infrastrukturës, pasi ne ishim me infrastrukturë, shumë më të vogël për pjesën sportive. Ne kërkuam që nëse do të privatizohen, shteti duhet ti zëvendësonte ato me hapësira të tjera. Ne ishim pro rritjes së infrastrukturës sportive. Ne kemi kërkuar zbatimin e ligjit rumun, nëse do të ndodhte privatizimi.
© Panorama.al












