Pasaporta me identitet të rremë, dy në hetim

Nov 23, 2011 | 10:03
Policia e Korçës

KORCË- Dy persona, një prej të cilëve operator në zyrën e aplikimit të pasaportave në Drenove të Korçës po hetohen për aplikime të pasaportave biometrike me identitet të rremë.

Sipas policisë së Korçës, bëhet me dije se procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve, Fatjon Sefedini, 25 vjeç dhe Armando Mullai, 24 vjeç.

Ky i fundit, sipas policisë, akuzohet se ka ushtruar ndikimin të paligjshëm ndaj operatorit të zyrës së aplikimit për pasaporta, për të lejuar që shtetas të ndryshëm, të aplikojnë për pasaporta biometrike me identitete të rreme.

© Panorama.al

Te lidhura