Pas trekëndëshit të dashurisë me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj gjen lumturinë! Kush është partneri i huaj i këngëtares, lidhja diskrete në SHBA

Nov 22, 2025 | 18:34

Pas disa momente të vështira në jetën e saj personale, Beatrix Ramosaj ka gjetur dashurinë. Ajo, për të cilën kemi folur pak muaj më parë, tashmë është konfirmuar nga disa pamje, që zbulojnë se këngëtarja po shijon një romancë të re.

Donald Veshaj Beatrix Ramosaj

Vite pasi u largua nga Shqipëria, pas gjithë bujës që shoqëroi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja është fotografuar në një dalje të rrallë publike në Shtetet e Bashkuara. Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Beatrix shihet në një stadium në Louisiana, duke ndjekur ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers. Ajo duket e qetë, duke shijuar atmosferën sportive, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është shoqëruesi në krah të saj një djalë që dyshohet se është partneri i saj i ri.

beatrix ramosaj (1)

Djali në fjalë bëhet me dije se është i huaj dhe se në fakt është djaloshi që prej disa muajsh është në lidhje me Trixën. Pas një momenti të vështirë që kaloi në Tiranë, ajo vendosi që të shpërngulej njëherë e mirë në SHBA, për të nisur një tjetër jetë. Për gati 3 vite, Trixa ka preferuar që të jetë disi më diskrete në rrjetet e saj sociale, duke postuar rrallë dhe asnjëherë detaje nga jeta e saj private. Të paktën kështu ka qenë deri pak muaj më parë, ku këngëtarja ka dhënë disa sinjale se ka gjetur sërish dashurinë. Në “Instastory” ka ndarë një postim ku ka treguar vendin që gjendet. Në sy ra mbishkrimi i publikimit, ku shkruan: “Të dua ty” në anglisht.

beatrix ramosaj (3)

Fillimisht u raportua vetëm ky lajm nëpër portale, duke mos u thelluar më tej. Por burime, bëjnë me dije se në fakt këngëtarja kishte nisur një lidhje të re dashurie. Bëhet fjalë për një raport të nisur në muajt e fundit që po jetohet nga protagonistët në mënyrë private. Miqtë bëjnë me dije se partneri i ri i Trixës është i huaj dhe se vetë këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale si histori. Duke qenë se edhe miqtë e afërt e saj janë shumë hermetik për të dhënë detaje, do të na duhet të presim vetë këngëtaren që të nisë të publikojë foto apo indicie për këtë raport sentimental. Që pas futjes së saj në “Big Brother”, jeta e Beatrix ndryshoi totalisht.’beatrix ramosaj (5)

Ishte lidhja e pak më vonë ndarja me Donaldin, që e vuri këngëtaren në qendër të mediave, por jo vetëm. Megjithatë, nëse ka diçka të mirë që pasoi e gjithë zhurma, ishte pikërisht karriera e saj. Fill pas eksperiencës në “Big Brother” dhe zhgënjimit në dashuri, ajo iu rikthye muzikës. Menjëherë ajo publikoi disa këngë, që për fansat u shndërruar menjëherë në të preferuara. Megjithatë, pas disa angazhimeve, ajo u shkëput sërish. Përgjatë gjithë kësaj kohe, Beatrix ka zgjedhur të jetë e distancuar si nga daljet publike, ashtu edhe nga rrjetet sociale.

beatrix ramosaj (2) beatrix ramosaj (4)

© Panorama.al

Te lidhura