TIRANE- Ambasadoret e SHBA, BE dhe OSBE, ne vendin tone, kane kerkuar nga palet politike te jene te duruar deri ne shpalljen e rezultatit final e te certifikuar per zgjedhjet.
Ne takimin e zhvilluar sot me kreun e qeverise, tre ambasadoret, Arvizu, Wollfarth dhe Sequi kane biseduar për zhvillimin e procesit zgjedhor dhe numërimin e votave, i cili po vijon pas mbylljes së qëndrave të votimit.
“Ambasadorët vlerësuan zhvillimin e qetë të zgjedhjeve dhe vlerësuan lart deklaratat e kryeministrit të bëra mbas mbylljes së procesit të numërimit për Tiranën, që në kushtet e një rezultati shumë të ngushtë, palët duhet të tregojnë durim deri në daljen e rezultatit final të çertifikuar ligjërisht. Ata theksuan se një qëndrim i tillë, i cili tregon lidership, ishte një kontribut i rëndësishëm në këtë fazë të procesit”- thuhet ne deklaraten e kryeministrise, e cila zbardh takimin e zhvilluar mes tyre.
Ne fjalen e tij, kryeministri theksoi se ai dhe mazhoranca, ashtu si para zgjedhjeve, edhe në këtë moment, qëndrojnë të bindur se çdo votë e hedhur nga zgjedhësit do të vlerësohet dhe numërohet me saktësi dhe se rezultati final do të pasqyrojë saktësisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.
“Rezultatet e shpallura, duhet që të përfshijnë çdo votë të hedhur nga zgjedhësit dhe se administrata zgjdhore ka për detyrë që ti japë vlerën e duhur, në mënyrë të njëtrajtëshme, çdo vote në të cilën zgjedhësi ka shprehur qartë vullnetin e tij”- ka thene Berisha.
Kryeministri Berisha shprehu besimin e tij se institucionet e mandatuara nga ligji kanë kryer detyrën dhe do të vazhdojnë ta kryejnë atë me saktësinë më të madhe duke garantuar në këtë mënyrë legjitimitet të plotë të rezultateve përfundimtare. Ai u shpreh se mazhoranca në fund të këtij procesi do të pranojë rezultatet e çertifikuara sipas ligjit.
Sipas tij, sistemi i numërimit rikonfirmoi se, ashtu si në 2009, procesi shqiptar i numërimit të votave siguron transaparencë të plotë, besim të palëve e për rrjedhojë shmang ankimet mbi rezultatin.
Vetem pak para takimit me kreun e qeverise, tre mabasadoret leshuan nje deklarate te perbashket permes te ciles kërkuan shpalljen e rezultateve për bashkinë e Tiranës pasi sipas tyre qytetarët metitojnë të jenë të qartë se kush është fituesi.
© Panorama.al











