Pas firmosjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit, largohet nga Tirana Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe! Kryeministri e përcjell me përqafime

Feb 23, 2025 | 18:03

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, është larguar nga Tirana, pas vizitës që zgjati disa orë dhe ku u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

rama presidenti i emirateve te bashkuara arabe

Ka qenë po kryeministri Edi Rama që e ka përcjellë në aeroportin Nënë Tereza, i cili e ka përcjellë me përqafime.

“Përcjellja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan Rama, krahas videos.

Marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, janë:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

© Panorama.al

Te lidhura