“Pas 2013 çdo drejtor i ARRSH-së ose është në burg ose në hetim”- Belind Këlliçi: Korrupsioni i Ballukut më i rëndë nga Veliaj, 5D-të i ka kthyer në 5B

Nov 12, 2025 | 22:23

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte mbrëmjen e sotme në Oponencë teksa foli për korrupsionin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

kelliçi

Këlliçi theksoi se korrupsioni i Ballukut është shumë herë më i rëndë se ai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai shton se opozita do organizojë protesta përpara kryeministrisë duke ndjekur shembullin e protestave para bashkisë së Tiranës.

“Ata fituan me 58 mijë vota në Tiranë. Në ato muaj e parë muaj më kanë marrë për të marrë që Veliaj nuk e mbyllte mandatin. Ta garantoj që është më e rëndë 5D e kthyer në 5B nga Balluku. Në ARSH çdo drejtor pas viti 2013 o është në burg o në hetim o i dënuar. Dhe këtë që i ka bërë Balluku që të gjitha drejtoritë e varësisë i ka o të dënuar o në hetim o në procedim.”, tha Këlliçi.

© Panorama.al

Te lidhura