Partitë islamike drejt fitores, rrezikohet “zhdukja” e Sharm el Sheikh

Dec 15, 2011 | 12:38

Grupet rivale myslimane janë në avantazh edhe në raundin që u mbajt dje në Suez dhe disa zona të tjera egjiptiane, me “Vëllazërinë Myslimane” që udhëheq mes tyre. Edhe liberalët po luftojnë për të gjetur hapësirë në tranzicion të udhëhequr nga ushtria, i cili nisi që pas rrëzimit të Hosni Mubarakut. Këto janë zgjedhjet e para të lira në Egjipt në gjashtë dekada dhe po mbahen në tri faza që përfundojnë në janar. Me ardhjen e partive  islamike në pushtet, të cilat ishin ilegale gjatë kohës që qeveriste Mubarak, është paralajmëruar zbatimi i ligjeve më të ashpra bazuar në ligjin Sharia të islamizmit, por pritet edhe kufizimi i “veseve” perëndimore që janë përhapur në këtë vend. “Vëllazëria Myslimane” është zotuar t’i kthejë resortet e Detit të Kuq në plazhe “pa mëkate”. Azza al-Jarf, një kandidat për “Vëllazërinë Myslimane”, tha se: “Turistët nuk duhet të pinë alkool kur vijnë në Egjipt”, i ka thënë ai elektoratit. Deri tani, në zgjedhje “Vëllazëria” është renditur e para dhe partia islamike radikale “Al-Nour” është renditur e dyta. Kjo parti kërkon më tej, që përveç  alkoolit, turistët perëndimorë nuk duhet të përdorin kostume banje që zbulojnë pjesë të trupit. Ndërkohë ata janë të pavendosur nëse duhet të lejojnë që turistët e pamartuar të ndajnë të njëjtën dhomë hoteli. Nëse zbatohen këto kërkesa, turizmi i resorteve të njohura si ai i Sharm el Sheikh, rrezikon kolapsin.

© Panorama.al

Te lidhura