Analisti Lorenc Vangjeli foli sot në emisionin “Log.” në News24 me moderator Endri Xhafon për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit.
Vangjeli tha se raporti i OSBE ODIHR nuk e ndez debatin dhe se çdo debat për zgjedhjet do të mbyllet brenda disa ditësh.
”Debatet thjesht do të mbyllen. Ky është momenti që të dyja palët do të brohorasin fitoren, njëra ka fitoren reale, e shikoni që farsën tonë mori dhe vulën e OSBE ODIHR. E po pastaj ku shkon? Po aty”, tha analisti.
Më pas ai tha se gara e 11 majit ishte e pabarabartë dhe se partitë e vogla ranë viktimë e dy partive të mëdha, të PD dhe PS.
“Berisha mori fitoren maksimaliste siç mendoi ai dhe kjo është fitorja në tryezë. Çfarë ishte problem kryesor i zgjedhjeve të cilat nuk ishin të barabarta për shumë e shumë arsye. Ajo ishte garë mes dy individëve njëri i cili zbriti në fushë si kryeministër, dhe përballë kishte një kryetar partie. Që këtu ishte historia e mbaruar. Këtu nuk merret vesh ku mbaron interesi njërit dhe ku vazhdon interesi tjetrit”, u shpreh analisti.
Lorenc Vangjeli: Raporti i OSBE ODIHR nuk e ndez debatin dhe as nuk e hap debatin. Raporti mbyll debatin, siç ka ndodhur çdo 4 vjet.Jepi fitoren në tavolinë pretendimeve të opozitës.
Vazhdimisht herë pas here në media kryesisht nga përfaqësues të partive të vogla janë rrëfyer simptomat e sëmundjeve të zgjedhjeve. Partitë e vogla kanë qenë viktimë e betejës së dy të mëdhenjve.
Debatet thjesht do të mbyllen. Ky është momenti që të dyja palët do të brohorasin fitoren, njëra ka fitoren reale, e shikoni që farsën tonë mori dhe vulën e OSBE ODIHR. E po pastaj ku shkon? Po aty.
Berisha mori fitoren maksimaliste siç mendoi ai dhe kjo është fitorja në tryezë. Çfarë ishte problem kryesor i zgjedhjeve të cilat nuk ishin të barabarta për shumë e shumë arsye. Ajo ishte garë mes dy individëve njëri i cili zbriti në fushë si kryeministër, dhe përballë kishte një kryetar partie. Që këtu ishte historia e mbaruar. Këtu nuk merret vesh ku mbaron interesi njërit dhe ku vazhdon interesi tjetrit.
© Panorama.al











