Partia “Mundësia” e ftoi Arben Malajn që të bëhej nënkryetar, Agron Shehaj e mohon: I kemi dërguar mesazh dashamirës, por e ka keqkuptuar! Nuk ka shans që…

Dec 27, 2024 | 22:53

Prej disa ditësh mes kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe ish ministrit Arben Malaj ka një debat në distancë në lidhje me ftesën që Malajt i është bërë për të qenë pjesë e “Mundësisë”.

agron shehaj arben malaj

Agron Shehaj, ka hedhur poshtë pretendimet e ish-ministrit të Financave Arben Malaj, që tha se i është ofruar që të jetë nënkryetar i partisë.

Shehaj shprehet se Malajt i është dërguar një mesazh dashamirës në celular, një praktikë e zakonshme e partisë dhe se ai ka keqkuptuar këtë mesazh.

Më tej, deputeti sqaroi se nuk ka shanse që Partia Mundësia, që një parti qartësisht e djathtë të vendosë në funksione të larta një ish-ministër financash të majtë.

“Arben Malaj ka dalë dhe ka thënë se unë i paskam ofruar post. Malaj ka gënjyer. Ne Malajt i kemi dërguar një mesazh nga Partia Mundësia, mesazh dashamirës. Këtë mesazh ai e keqkuptuar dhe e ka interpretuar sikur i ofruam post në Partinë Mundësia. Ne jemi një parti qartësisht e djathtë dhe nuk ka shans që si parti e djathtë t’i ofrojmë ish-ministrit të Financave të së majtës nënkryetarin të degës 5 në Tiranë, që nuk ekziston ky post. Kjo është gënjeshtër që përdoret mediatikisht nga ata që duan të çorientojnë partinë tonë politike”, tha Agron Shehaj në emisionin Log në News24.

LEXO EDHE: “Mundësia” e ftoi që të bëhej nënkryetar i degës, por kryetari i partisë e mohoi! Reagon Arben Malaj: Deklaratë neofashiste! Agron Shehaj, hipokrit! Jam i majtë dhe…

 

© Panorama.al

Te lidhura