Parlamenti, debat për foton e kosovares

May 15, 2011 | 9:54

Në Parlamentin serb është debatuar për vendosjen në ekspozitë të një fotoje që shkruante “Kosovë”. Zëvendësshefi i Partisë Radikale Serbe (SRS), Aleksandar Martinoviç, kërkoi heqjen e fotografisë së ekspozuar në hollin e Kuvendit të Serbisë, si pjesë e ekspozitës “Evropa Juglindore–Njerëzit dhe Kultura”, pasi nën të shkruante Kosovë. Martinoviç tha se fjala Kosovë nën fotografinë “Music in the Circle” (Muzikë në rreth) është skandaloze dhe paraqet një nënçmim për të gjithë deputetët. Ndërsa kryeparlamentarja serbe, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, tha se kjo ekspozitë qëndroi gjithashtu në Bruksel dhe se fotografia e autores kosovare është ekspozuar në pajtim me Rezolutën 1244.

© Panorama.al

Te lidhura