Parandalohet vjedhja me armë, tre në pranga

Dec 16, 2011 | 13:50

TIRANE- Policia e Kryeqytetit ka bërë të mundur parandalimin e një vjedhjeje me armë duke vënë në pranga tre persona.

Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar shtetasit, Arlind Gëzim Dani, 56 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Kamëz, Tiranë, E.H, 16 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz, me arsim 9 klasë, i pa dënuar, dhe R.Sh, 17 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Kamëz.

Të tre këta shtetas të pajisur me armë dhe maska janë kapur në flagrancë nga policia duke parandaluar kryerjen e vjedhjes së një automjeti taksi.

Gjatë kontrollit fizik të kryer këtyre shtetasve ju gjetën e ju  sekustruan në cilësinë e provës materiale, një automatik mod.56, një krëhër me 7 fishek, një kapuç, tre palë doreza farmacie, një thikë dhe 7 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Policia tha gjithahstu se këta shtetas janë përfshirë edhe në vjedhje të tjera për dokumentimin e të cilave po punohet, ndërsa dyshohet se Arlind Dani dhe Roland Shehi janë autor të vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim të karburant “Elda“,një ngjarje e ndodhur me datë 03 tetor 2011, në Kamëz Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura