VATIKAN- Nga Bazilika e Shën Pjetrit, ashtu siç është traditë Papa Benedikti i XVI uroi të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipë “Për shumë vjet Krishtlindjet!”
Në mesazhin e tij të Krishtlindjes, Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për paqe dhe stabilitet për Tokën e Shenjtë, me anë të rinisjes së dialogut mes izraelitëve dhe palestinezëve, dhe uroi mbarimin sa më shpejt të dhunës në Siri.
Papa kërkoi paqe dhe stabilitet për vende si Iraku, Afganistani, Afrika Veriore dhe vendet e Lindjes së Mesme.
Nga ballkoni qendror i Shën Pjetrit, Papa dhe një mesazh fokusuar në rëndësinë e ardhjes së Jezusit në tokë “, për të na shpëtuar nga e keqja, duke treguar” rrugën e dialogut pajtimit dhe bashkëpunimit.
© Panorama.al











