Papa Leoni XIV: Konfliktet t’i zgjidhim si njerëz, jo si kafshë me armë të teknologjisë së lartë

Jun 26, 2026 | 16:23

Papa Leoni XIV bëri një thirrje të fortë kundër luftërave gjatë një asambleje të jashtëzakonshme të mbajtur në Vatikan, ku morën pjesë kardinalë katolikë nga e gjithë bota.

papa leoni xiv vatikan

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Ati i Shenjtë theksoi se lufta nuk mund të jetë kurrë zgjidhje për mosmarrëveshjet mes popujve.

“Zoti nuk e bekon kurrë luftën. Ne duhet t’i zgjidhim konfliktet si njerëz dhe jo si kafshë, duke përdorur armë të teknologjisë së lartë”, deklaroi Papa Leo XIV.

Ai shtoi se “lufta nuk është kurrë e denjë për njeriun”, duke përsëritur thirrjen e tij për paqe, dialog dhe respekt ndaj dinjitetit njerëzor.

Në fjalën e tij, Papa ndaloi edhe te rëndësia e sinodalitetit në Kishën Katolike, duke theksuar se ai nuk është thjesht një grup procedurash, por mbi të gjitha një qëndrim i bazuar në hapje, dialog dhe gatishmëri për të dëgjuar e kuptuar njëri-tjetrin.

Papa amerikan u bëri gjithashtu thirrje kardinalëve që ta mbështesin hapur dhe me besnikëri në misionin e tij.

“Kam nevojë ta ndiej mbështetjen tuaj si vëllezër. Nuk mund ta përmbush këtë mision i vetëm. Kam nevojë për mbështetjen tuaj të sinqertë, të lirë dhe besnike”, u shpreh ai.

Në përfundim të fjalës së tij, duke iu referuar Apostujve Shën Pjetër dhe Shën Pal, mbrojtësve të Romës, festa e të cilëve kremtohet më 29 qershor, Papa Leo XIV theksoi se shembulli i tyre i frymëzon besimtarët të jetojnë dhe të dëshmojnë lirinë e vërtetë me besim dhe guxim.

© Panorama.al

Te lidhura