TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka vlerësuar sot panairin e librit, gjatë një vizite zhvilluar në mesditë.
Ai ka pranuar se është qysh prej fillimit një libradashës, por ka theksuar se në këtë vizitë ka lënë mënjanë ata që pas dështimit në politikë kanë tentuar të gjejnë strehë në letra.
“Zoti i mbrojttë letrat tona nga politikanët e dështuar, por zoti e mbrojttë politikën nga shkrimtarët e dështuar. Nuk mendoj se meritojnë nderim ata që dështojnë në politikë, letrat nuk janë për strehë, janë eliksir i mendimit ndaj dhe jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës që duan të shndërrohen në shkrimtarë”- tha Berisha, duke ironizuar keshtu me librin me te fundit te botuar nga kreu i PS-se, Edi Rama, “Kurban”.
Pyetur nga media per librin e deputetit te PS-se, Ben Blushi ai ka deklaruar se nuk ka krahasim me Ramen. “E kam thene edhe nje here tjeter, biblioteka e gjyshit te Blushit ka libra sa gjysma e kesaj salle panairi”- tha ai.
© Panorama.al











