Kontejnerët e mbetjeve në Labinot fushë janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të diele.
Për shkak të flakëve të mëdha, zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit për vendosjen në kontroll të tyre.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje gjithashtu ndodhet edhe policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrvënies.
© Panorama.al











