Pamje të rënda/ Masakra me 10 të vrarë në Australi, njerëzit qëndrojnë të shtrirë në tokë, momenti kur dy persona qëllojnë me armë zjarri

Dec 14, 2025 | 11:13

Janë publikuar pamjet e rënda nga plazhi i Bondit në Australi, ku dy persona qëllojnë me armë zjarri, duke vrarë 10 persona ndërsa raportohet se shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

australi

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen persona të shtirë në tokë. Ndërsa në një tjetër moment, shfaqen dy personat që hapën zjarri ndaj pushuesve, të cilët po merrnin pjesë në një feste hebraike.

Policia australiane ka njoftuar se dy persona janë arrestuar. “Operacioni policor është duke vazhduar dhe ne vazhdojmë t’i nxisim njerëzit të shmangin zonën”, deklaroi policia e Uellsit të Ri Jugor.

© Panorama.al

Te lidhura