PAMJE TË RËNDA- Makina e bërë shoshë nga plumbat, njëri prej personave i vrarë në vend, tjetër merr frymë! Detaje të rënda nga atentati në Rinas

Nov 11, 2025 | 14:55

Një atentat me armë zjarri ndodhi sot (11 nëntor) në Rinas, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur. Viktima raportohet se eshte Gilmando Dani. 

Viktima dhe i plagosuri po udhëtonin me një makinë të bardhë, kur janë sulmuar nga një tjetër mjet, që më pas është larguar drejt Fushë Krujës.

Siç shihet edhe në këto pamje, makina është bërë shosh nga plumbat.

Autorët kanë qëlluar nga ana e pasagjerit me breshëri plumbash.

Në pamje shihet gjithashtu personi i vrarë, ndërsa ulur në vendin e shoferit ndodhet persona tjetër i plagosur.

© Panorama.al

Te lidhura