PAMJE/ Raketa Starship e SpaceX përfshihet nga flakët pas uljes në Oqeanin Indian

May 26, 2026 | 15:52

Raketa “Starship” e kompanisë SpaceX arriti në destinacionin e saj final, në Oqeanin Indian, pavarësisht problemeve të raportuara me motorët gjatë fluturimit.

space x

Sipas pamjeve të publikuara, mjeti hapësinor nisi të përfshihej nga flakët ndërsa ishte ende në lëvizje, pak para kontaktit me sipërfaqen e ujit.

Gjatë uljes në oqean, Starship u përfshi plotësisht nga flakët, pasi krijoi fillimisht një valë të madhe në momentin e përplasjes me ujërat e Oqeanit Indian.


Ndërkohë, në Teksas ishte mbledhur një numër i madh njerëzish për të ndjekur nga afër nisjen e raketës së SpaceX.

Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje në momentin e ngritjes së Starship.

© Panorama.al

Te lidhura