Pamje/ Gjendet pa shenja jete një grua në bulevard, ja çfarë dyshohet

Dec 4, 2025 | 11:58

Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës.


Sipas burimeve, bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjeçe, e cila dyshohet se është penguar në bordurat e rrugës dhe pasi është rrëzuar ka ndërruar jetë.

Ambulanca ka shkuar në vendngjarje, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.

© Panorama.al

Te lidhura