“Pamja juaj më frymëzon”- Rama ironizon demokratët: Me faqe për muri ju pafsha gjithmonë!

Nov 19, 2025 | 11:42

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës, të cilët i kthyen kurrizin në momentin që kreu i qeverisë mori fjalën në foltore.

edi rama kuvend opozita

“Më frymëzon shumë kështu”, u shpreh Kryeministri, duke shtuar se “kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë”.

“Do më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive që kam këtu, jo më pëlqen por më frymëzon shumë dhe kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë”, iu drejtua Rama.

Kreu i qeverisë u largua nga salla e Parlamentit pas fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.

Deputetet e PD i kthejne shpinen Rames (8)

Deputetet e PD i kthejne shpinen Rames (7)

Deputetet e PD i kthejne shpinen Rames (2)

Deputetet e PD i kthejne shpinen Rames (1)

© Panorama.al

Te lidhura