Kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta e opozitës do të zhvillohet para Kryeministrisë dhe jo tek ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi të dy, si Edi Rama, ashtu edhe Belinda Balluku i kanë zyrat aty.
“Pakkush mund të mendojë se sa ka vjedhur”, tha Berisha referuar Ballukut, por shtoi se “Rama më shumë”.
Gjithashtu kometoi edhe dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë ku është marrë e pandehur zv,kryeministrja, duke theksuar se gjithçka e ka bërë me urdhër të Ramës.
“Të dy i kanë zyrat aty, kryeministër dhe zv.kryeministres. Pakkush mund të mendojë se sa ka vjedhur, por Rama më shumë. Dosja e tunelit të Llogarasë, mos harroni se gjithçka e ka bërë me kërkesë të Ramës, udhëruar nga Rama, që s’duhet ta bënte kurrë”, tha Berisha.
© Panorama.al










