Paketa e PS-së drejt rrëzimit

Sep 6, 2012 | 11:02

Keshilli i legjislacionit

Sot, mbledhja e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve në Parlament.

PD nuk do pranojë gjyqtarë e kryeprokuror me 84 vota.

Maxhoranca pritet të rrëzojë sot në Kuvend paketën e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste. Në axhendën e Parlamentit është parashikuar të zhvillohet sot në orën 13:00 mbledhja e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit parlamentar të Ligjeve, për të shqyrtuar propozimet e opozitës, që konsistojnë në ndryshimin e Kushtetutës për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe prokurorit të Përgjithshëm. Por, burime nga maxhoranca bëjnë të ditur për “Panorama” se mbledhja do të jetë tërësisht formale dhe për të plotësuar një kërkesë të opozitës, pasi qëndrimi final do të jetë rrëzimi i ndryshimeve të propozuara.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura