Paketa e Maleve/ Ministri Gonxhja: I duhet dhënë një alternativë ekonomisë, nuk mund të prisnim një proces gradual të zgjidhjes së çështjes së titujve të pronësisë

Mar 26, 2025 | 12:45

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja, ka prezantuar në Shkodër ligjin për Paketën e Maleve, ku tha se është e nevojshme t’i jepet një alternativë ekonomisë, ku përveç turizmit bregdetar të jetë edhe ai malor.

“Sytë tona janë te ekonomia e maleve dhe pyjeve. Nuk duhet të kemi komplekse për pyjet. Nuk flitet për të prerë pyjet, por për të përpunuar dhe rritur. Në këtë aspekt jemi shimë mbrapa. Gjithashtu për t’i dhënë një alternativë ekonomisë, asaj që kemi kryesore, turizmi bregdetar, duke e çuar turizmin përtej brigjeve, në zona më të thella, në kuptimin edhe të largësisë”, tha ai.

Gjithashtu, Gonxhja tha se zonat malore kanë “një potencial të fortë punësim, për turizëm, investime dhe nuk mund të prisnim një proces gradual të zgjidhjes së çështjes së titujve të pronësisë”.

Gonxhja: Më duket sikur kam një muaj, jo një vit në detyrë nga ritmi i kryeministrit dhe presioni pozitiv që ditën e parë për Paketën e Maleve.

Duhet të theksoj se kush na çon te vullneti për të patur një zgjidhje, bazuar edhe me shembullin e kontratës 1 euro për asetet publike, që nga viti 2016 e këtej kanë gjeneruar në buxhetin e shtetit 5 miliardë euro në investime nga privati.

Sytë tona janë te ekonomia e maleve dhe pyjeve. Nuk duhet të kemi komplekse për pyjet. Nuk flitet për të prerë pyjet, por për të përpunuar dhe rritur. Në këtë aspekt jemi shimë mbrapa. Gjithashtu për t’i dhënë një alternativë ekonomisë, asaj që kemi kryesore, turizmi bregdetar, duke e çuar turizmin përtej brigjeve, në zona më të thella, në kuptimin edhe të largësisë.

Zonat kanë një potencial ekonomik shumë të fortë. Kanë një potencial të fortë punësim, për turizmin, investime dhe nuk mund të prisnim një proces gradual të zgjidhjes së çështjes së titujve të pronësisë.

© Panorama.al

Te lidhura