Pak javë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërron jetë edhe djali i tij vetëm 35 vjeç

Feb 3, 2022 | 9:12

Një tjetër lajm i rëndë vjen nga familja Duka. Pak javë pasi humbi jetën poeti i njohur, Arben Duka, bëhet me dije se është ndarë nga jeta edhe djali i tij.

duka

Denis Duka, i biri i Arben Dukës vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti.

Në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e Denisit kanë dhënë këtë lajm kaq të rëndë, duke ngushëlluar familjarët për këtë humbje.  Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.

© Panorama.al

Te lidhura