Padia e Pezës, pushohet çështja ndaj Berishës

Jan 20, 2012 | 13:36

TIRANE- Fjalimi i kryeministrit Sali Berisha nuk përbën vepër penale. Më këtë argument Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen në ngarkesë të kryeministrit, i cili ishte paditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza dhe e shoqja, për një fjalim të kreut të qeverisë të mbajtur në Parlament në vitin 2009.

Kryeministri i vendit ishte paditur për akuzën e “shpifjes” nga ana e deputetit socialist Dashamir Peza dhe bashkëshortes së tij, Entela Peza. Shkak ishin bërë disa deklarata publike të Kryeministrit në foltoren e Kuvendit gjatë një seancë parlamentare në nëntor të vitit 2009. Duke i pretenduar këto thënie si të pavërtëta, bashkëshortët Peza kishin kërkuar në Gjykatë gjykimin e Kryeministrit Berisha për akuzën e “shpifjes”, të kryer botërisht.

Akuza e çiftit Peza mbështetje mbi këtë fjali të artikuluar nga Berisha gjatë një seance plenare;

“Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemeritur?”

© Panorama.al

Te lidhura