Pacolli kërkon kuqezinjtë në Prishtinë

May 12, 2011 | 9:34

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur dëshirën e tij që të ketë në ndeshjet e shtatorit Kombëtaren shqiptare në Prishtinë. Ai dëshiron që të rikonstruktohet sa më shpejt stadiumi i kryeqytetit kosovar. “Jam shumë i interesuar që të kryhet projekti i rinovimit të stadiumit të Prishtinës, i cili do t’ia hapte rrugën Shqipërisë të luajë në Prishtinë”, tha Pacolli. Deklaratat e zyrtarit të lartë të qeverisë kosovare vijnë pas lajmit për mundësinë që Kombëtarja kuqezi t’i zhvillojë ndeshjet në Prishtinë, pasi stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë do të prishet për t’u ndërtuar një i ri. Ndeshja Shqipëri-Rumani mund të luhet në Prishtinë dhe lëvizjet nga dy federatat që kjo mundësi të bëhet realitet. FSHF-ja është në kërkim të një stadiumi dhe për momentin ka tri alternativa: “Loro Boriçi” në Shkodër, stadiumi i
Prishtinës dhe “Filipi i dytë” në Shkup.

© Panorama.al

Te lidhura