“Paçi shumë diell në shpirt dhe në zemër”- Ceremonia e diplomimit në “Luarasi”, rektori Et’hem Ruka uron studentet dhe jep lajmin: Universiteti do hapë shkollën doktorale në fushën e ekonomisë

Nov 15, 2025 | 11:48

Rektori Et’hem Ruka ka uruar studentët e Universitetit “Luarasi” të cilët ditën e sotme diplomohen duke nisur një rrugëtim të ri në jetën e tyre.

Screenshot_2025-11-15-22-39-51-185_com.miui.gallery-edit

“Ju që jeni diplomuar, paçi shumë diell në shpirt dhe në zemër, dhe ju shoqëroftë gjithë jetën”, uroi Et’hem Ruka studentët në ceremoninë e diplomimit.

Gjatë fjalës së tij, rektori i “Luarasi” dha lajmin se në Universiteti do hapë shkollën doktorale në fushën e ekonomisë.

“Pranë Universitetit Luarasi hapet shkolla doktorale, cikli i tretë i studimeve në fushën e ekonomisë, i cili ka për qëllim thellimin e kërkimit shkencor për potencialet e zhvillimit ekonomik të vendit. Është hap strategjik që forcon rolin tonë si qendër dijesh, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit”, u shpreh ai.

Et’hem Ruka: Në 8 vite drejtim të Luarasit, nuk kam parë ndonjëherë një gjë kaq befasuese sa sot. Në një ditë të mrekullueshme plot diell po e filloj përshëndetjen për të gjithë ju që jeni diplomuar, paçi shumë diell në shpirt dhe në zemër, dhe ju shoqëroftë gjithë jetën.

Sot, ditë feste, fundi i një udhëtimi për studentët tanë të mrekullueshëm dhe fillimi i rrugëtimit të jetës.

Kur keni ardhur ju kemi thënë se koha rrjedh si uji dhe shpejt kaluan edhe për ju. Ishte një rrugëtim suksesi, përqafimi dijes dhe përballimi sfidash për ju.

Më lejoni që në emrin tim dhe të stafit, në emër të Presidentit të grupit, Irfan Hysenbelliu ju uroj urime për këto arritje të mrekullueshme.

Kishit një rrugë të vështirë por ia a vlejtur, është punë dhe investim për të gjithë jetën tuaj. Rruga e dijes nuk mbaron sot por me mbylljen e syve, sepse gjithë jetës mësojmë.

Universiteti Luarasi ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme rrugëtimi dhe zhvillimi. Ngrini pak sytë lart e shihni tabletat, kemi sjellë në Shqipëri një nga shkollat më të mira në botë, jo në Evropë, universitetin e Londrës. La qenë një rrugëtim i vështirë, u deshën 7 vite punë për ta sjellë këtë shkollë këtu, e kemi bërë me pasion e vullnet dhe ja ku jemi sot. Këtë vit akademik kemi hapur 3 programe studimi.

Universiteti I Londrës nuk mund të vijë në Shqipëri me një partner të dobët, por me një partner të denjë dhe ky është Luarasi. Pranë Universitetit Luarasi hapet shkolla doktorale, cikli i tretë i studimeve në fushën e ekonomisë, i cili ka për qëllim thellimin e kërkimit shkencor për potencialet e zhvillimit ekonomik të vendit. Është hap strategjik që forcon rolin tonë si qendër dijesh, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

© Panorama.al

Te lidhura