Pa etiketë dhe të pasigurta, AKU bllokon rreth 2.4 ton moxarela dhe qindra kilogramë produkte bulmeti në një baxho

Feb 14, 2026 | 13:36

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa qindra kilogramë produkte bulmeti në një baxho në Fier.

aku fier (3)

Sipas AKU-së, gjatë kontrollit trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë.

Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;

​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;

​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;

​100 (njëqind) kg gjizë;

​18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).

​Po ashtu, për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250.000  mijë lekëve,  ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar për t’u asgjësuar.

Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.

Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;
​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;
​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;
​100 (njëqind) kg gjizë;
​18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).

​Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

aku fier (2)aku fier (4) aku fier (1)

© Panorama.al

Te lidhura