Otrantoja, familjarët kundër vizitës së Pivettit

Sep 5, 2011 | 10:44

VLORE- Pritet me protesta vizita e ish-kryetares së parlamentit italian, Irene Pivetti në qytetin e Vlorës. Familjarë të viktimave të tragjedisë së Otrantos e kane quajtur viziten e saj te papranueshme, duke e zkuauar ate shkak per tragjedine qe u ndodhi.

Nje nga familjaret, Pushime Cala ka kujtuar per mediat deklaraten e bere prej Pivettiit ne 1997, kur tha para parlamentit se ‘shqiptaret duhet te hidhen ne det, e te mos lejohet t’i afrohen Italise’.

Pikerisht per kete, sipas Cales dhe te tjere familjareve te viktimave, ajo eshte e padeshiruar ne kete qytet.

Nderkohe, vete Pivetti ka hprehur ndjese gjate takimit me prefektin e Vlores, duke i vleresuar deklaratat e bera, te nxituara. Ajo ka theksuar se tashme popujt kane marredhenie miqesore shume te mira.

Ne tragjedine e Otrantos, te 1997, anija shqiptare Kateri i Radës u mbyt në det dhe për pasojë vdiqën 81 persona ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

© Panorama.al

Te lidhura