VLORË- Pavarësisht fituesit, në këtë garë të fuqishme me rrahje të forta zemre ka fituar demokracia. Kështu është shprehur kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori, Eugen Wollfarth.
Sipas tij, vlerësimi për këto zgjedhje, për standardet dhe gjithcka tjetër rreth procesit do të bëhet në raportin tashmë të njoftuar nga OSBE/ODIHR-i.
“Në fakt është e rëndësishme jo vetëm diferenca e vogël, por cdo votë numërohej dhe kjo ishte e rëndësishme per demokracinë. Ishte mbresëlënëse, një garë që të bënte zemra të rrihte fortë, megjithëse përgëzoj të dy forcat politike”- ka thënë ai gjatë një interviste për “Ora News”.
“Demokracia ka fituar. Është bërë një hap i rëndësishëm për një hap më të mirë të zhvillimit të qytetit dhe të fshatrave dhe një hap pozitiv për zgjedhjet e ardhshme ndërkombëtare”- theksoi më tej ambasadori.
© Panorama.al











