
TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ne raportin e tij vleresues per situaten ne Shqiperi paraqitur ne Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, apelon rinisjen e dialogut per te eleminuar reformat qe kane mbetur te bllokuara pikerisht per shkak te ngercit.
“Mesazhi është i thjeshtë: “Mjaft kohë është humbur deri tani. Nëse vërtet doni t`í tregoni publikut shqiptar dhe partnerëve tuaj ndërkombëtarë se i merrni seriozisht përgjegjësitë dhe detyrimet tuaja, atëherë na duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut, si dhe një vullnet të sinqertë për kompromis, me qëllim çuarjen përpara të axhendës së reformave”thote Wollfarth.
Ne raportin e tij Wollfarth ndalet edhe ne zgjedhjen e Presidentit në vitin 2012, ku shpreh dyshimin për një ashpërsim të mundshëm të debatit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Ne kete pike ai shpreh shqetesimin se “dritarja e mundësive për reforma, duke filluar nga tani deri në mesin e viti 2013, është e vogël”.
“Nëse liderët politikë shqiptarë nuk shfrytëzojnë plotësisht atë çka mbetet nga 2011-a dhe viti 2012, ekzistojnë të gjitha shanset që ngërçi politik të vazhdojë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Për ta shmangur një skenar të tillë, liderëve politikë në Tiranë do t’u duhet të përmbushin angazhimet e marra”- thuhet ne raport.
Ambasadori vlereson se ngërçi vazhdoi deri në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të muajit maj dhe sipas tij të dyja palët duhet të gjejnë mënyrat për t`i përshtatur strategjitë dhe politikat e tyre me qëllim përballimin e sfidave që po has vendi.
“Vetëm kur të gjitha palët të fillojnë të kuptojnë plotësisht se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh në Qeveri dhe çfarë do të thotë të jesh në Opozitë në një sistem demokratik, do të mundet Shqipëria të bëjë një përparim domethënës në axhendën e reformave” thote ai.
Ne piken per zgjedhjet vendore dhe raportin e publikuar per to, Wollfarth ka theksuar se ky raport nuk do t’i hyjë ndonjë vlerësimi të hollësishëm të procesit zgjedhor, pasi ajo që duhet thënë do të pasqyrohet në raportin përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.
“Të gjitha palët politike duhet ta lexojnë raportin e OSBE/ODIHR-it në tërësinë e tij, duke shmangur tundimin për të përzgjedhur elementët që u pëlqejnë apo ato që nuk u pëlqejnë” thuhet ne te.
Ambasadori thekson se viti që vjen do të ndajë se ku do të duan ta çojnë Shqipërinë liderët e saj politikë, në drejtim të reformave, progresit dhe prosperitetit kombëtar apo do ta zhysin në një spirale zvarritjesh, amullie dhe mllefi politik. “Çështja është shumë e thjeshtë. Zgjidh e merr!” ka shtuar Wollfarth.
Sa i përket qeverisjes në çështjet ekonomike dhe mjedisore ambasadori Wollfarth thekson se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u mbështetën në forcimin e kapaciteteve të tyre.
“U organizuan seminare për Komitetet Rajonale të Antitrafikimit;u bë një vlerësim i përafrimit të legjislacionit me Konventën e Këshillit të Evropës për Antitrafikimin dhe rastet e dyshuara të trafikimit iu referuan agjencive të specializuara. Iu është ofruar mbështetje qeverisë vendore dhe OJF-ve mbi mekanizmat e planifikimit publik” ka shtuar ambasadori i OSBE-së.
© Panorama.al











