OSBE: Media, raportim objektiv dhe të balancuar

May 3, 2011 | 15:51

TIRANE- Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit  Kryetari i Prezencës, së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth inkurajoi median, autoritetet shteterore dhe partite politike te punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e informacionit qe transmetohet per opinionin.

Permes nje deklarate per shtyp,  Wollfarth apeloi per transparence dhe profesionalizem. “Një transparencë dhe hapje më e madhe ndaj medias, nga ana e zyrtarëve shtetërorë dhe partive politike, si dhe standarde më të larta profesionale, nga ana e gazetarëve, janë të domosdoshme në rritjen e cilësisë së informacionit që jep media”, ka thënë Wollfarth.

Ai përshëndeti vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor njohur që u njeh stacioneve televizive të drejtën për të vendosur vetë t`i përdorin apo jo kasetat e gatshme të partive politike.

“Mediat kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të luajtur në procesin e vazhdueshëm zgjedhor në informimin e qytetarëve me programet platformat politike te kandidateve”- thuhet ne deklarate.

Sipas tij, përmes raportimit objektiv dhe të balancuar, media kontribuon në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura