OSBE: Edukimi, thelbësor për qytetarinë aktive

Nov 4, 2011 | 9:37
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Vollfarth

TIRANË- Një projekt i përbashkët i ministrisë së Arsimit dhe OSBE-së, pëer ndërtimin e qytetarisë aktive mundëson vizitën e nxënësve më të mirë nga vendi në insttucionet e larta të shtetit, Presidencë, Kryeministri, Parlament dhe Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, duke vlerësuar bahskëpunimin ka shprehur domosdoshmëri për reformën e kurrikulës së edukatës qytetare, në mënyrë që ajo të jetë sa efektive për të rinjtë, aq edhe argëtuese.

“Sot instiucionet më të larta të shtetit do të kumbojnë nga zërat e rinj të nxënësve të shkollave.Shqipëria ka demokraci të re dhe ka popullsi të re dhe që të dyja do të kontribuojnë në zhvillimin e të ardhmes. Edukimi është thelbësor në ndërtimin e një qytetarie aktive”- tha ai. Ambasadori ka garantuar mbështetjen e OSBE për përditësimin e kurrikulës qytetare.

Ndërkohë ministri Myqerem Tafaj ka theksuar se reforma në kurrikula ka nevojë për ekspertizë të huaj, për ato lëndë për të cilat eksperienca shqiptare është e kufizuar.

© Panorama.al

Te lidhura