OSBE: Bashkëpunim për të drejtat e njeriut

Sep 6, 2012 | 10:07
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth

TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Volfarth ka kërkuar nga Shqipëria më shumë punë për respektimin e të drejtave të njeriut, si një nga të drejtat themelore.

“Respekti për të drejtat e njeriut fillon në nivelin vendor dhe jo atë qendror, ndaj është e rëndësishme që ofrimi i shërbimeve të tilla të kontribuojë në të drejtat e njeriut. Kushtoni vëmendje të madhe për romët, fëmijët, gratë në zonat rurale dhe personat me aftësi të kufizuar. Partitë të bashkëpunojnë për të drejtat e njeriut, pasi ato janë një e drejtë themelore ato i tejkalojnë interesat  partiake”- tha ai, gjatë një konference për të drejtat e njeriut që mbahet në Tiranë.

Ambasadori u ndal në dhunën në familje dhe punën e madhe që duhet të bëhet për luftën ndaj saj. “Ajo ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe përfshin gjithë shoqërinë. Dhuna kundër grave është pengesë, i privon viktimat nga aftësia për të gëzuar liritë themelore, dëmton shoqërinë në tërësi, ndaj qeveria vendore duhet të marrë të gjitha masat e mundshme për të promovuar mbrojtjen e grave dhe për të zhvilluar fushata ndërgjegjësimi që përfshijnë të gjithë shqiptarët”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura