OSBE, apel partive: Merrni pjesë në zgjedhje

Mar 8, 2011 | 11:50

ELBASAN- Kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka përsëritur nga Elbasani thirrjen drejtuar partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 8 majit.

Duke kujtuar se sot është dita e fundit e regjistrimit për partitë politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Wollfarth ka kërkuar angazhim dhe respektim të Kodit Zgjedhor.
Sipas tij, në këto zgjedhje do të ketë një grup vëzhgimi nga ODIHR, i cili do të vëzhgojë respektimin e shtetit të së drejtës.

Sot është afati i fundit i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për regjistrimin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Kodi parashikon regjistrimin e partive 60 ditë para datës së zgjedhjeve.

© Panorama.al

Te lidhura