Lideri i partisë më të madhe opozitare greke “Neo Demokracia”, Adonis Samaras, ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij, zgjedhjet janë rruga e vetme për daljen nga kriza. Sipas sondazheve të fundit, “Demokracia e Re” ka përparësi në sondazhe kundrejt PASOK-ut. Edhe në Maqedoni, lideri i partisë më të madhe opozitare, LSDM, Branko Cërvenkovski, në një intervistë për REL, tha se për shkak të rritjes së pesimizmit ndaj situatës politike, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Pas zgjedhjeve të 5 qershorit, qeveria e vjetër e re, me në krye Gruevskin, nuk bëri asnjë përmirësim. Po vijon me politikat e njëjta, ku situata po përkeqësohet, tensionet politike po rriten dhe kriza politike është e pashmangshme. Kuptohet, mënyra për shmangur këtë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Cërvenkovski.











