Kryetari i Nisma Thurje, Endri Shabani, foli sot ne studion e News24 për qeverinë e re, e cila nis seancën e parë plenare më 12 shtator.
Shabani tha se për të nuk kanë rëndësi emrat që do të drejtojnë qeverinë e re, por puna dhe veprimet që ata do të bëjnë për vendin tonë.
“Për mua nuk ka rëndësi se kush është, për mua rëndësi ka se çfarë do bëjnë, rëndësi në këtë mandat ka që të bëjnë atë premtime të cilin kanë fituar në zgjedhje”, u shpreh Shabani.
Gjithashtu Shabani tha se opozita po tenton të luftojë beteja të shkuara, në vend që të shqyrtojë veprimtarinë e saj në legjislaturën e re.
“Thelbi është që të shohim çfarë do ndodhi pas 11 shatorit jo te 11 maji. 11 Maji iku mbaroi, doli një rezultat mirë keq këtu jemi. Për sa kohë PD po hyn në parlament të gjithë e kanë pranuar këtë rezultat. Roli i opozitës është të japë një alternativë”, u shpreh Shabani.
Endri Shabani: Për mua nuk ka rëndësi se kush është, për mua rëndësi ka se çfarë do bëjnë, rëndësi në këtë mandat ka që të bëjnë atë premtime të cilin kanë fituar në zgjedhje.
Për shembull Edi Rama në fushatë dilte me pasaportën europiane.
Për sa kohë punojnë për integrimin europian nuk ka rëndësi se kush punon aty. Për mua nuk kanë rendësi emrat, por çfarë po bëhet realisht.
Shpesh vëmendja nuk është se çfarë po bëhet te objektivat, por te emrat, nuk kemi dëgjuar fare se çfarë do të bëjë qeveria e re. Kush është agjenda çfarë do bëhet. Çfarë do bëjnë ata me këto para që do marrin për mandatin 4-vjeçar.
Opozita po tenton të luftojë beteja të shkuara. Thelbi është që të shohim çfarë do ndodhi pas 11 shatorit jo te 11 maji. 11 Maji iku mbaroi , doli një rezultat mirë keq këtu jemi. Për sa kohë PD po hyn në parlament të gjithë e kanë pranuar këtë rezultat. Roli i opozitës është të japë një alternativë.
© Panorama.al











