“Opozita duhet të bashkohet”- Analisti Hasimja: Ja rreziku më i madh që shoh në përballjen mes mazhorancës dhe SPAK-ut! Qeveria po mundohet të mbrojë korrupsionin

Dec 18, 2025 | 21:39

Analisti Ermal Hasimja mendon se rruga kryesore për t’u përballur me qeverisjen që përpiqet të mbrojë korrupsionin është vetëm bashkimi i të gjithë faktorit opozitar dhe mbrojtja e drejtësisë.

ermal hasimja

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, ai komentoi se tani ekziston rreziku më i madh që Drejtësia të goditet nga pushteti si kundërpërgjigje, deri edhe në rrëzimin e saj në Kuvend me 83 votat që mazhoranca ka.

“Sot betejën kryesore kundër korrupsionit, do nuk do opozita dhe PD, e bën SPAK-u. Por çfarë është sot rreziku më i madh, ke kryeministrin e vendit që thotë se s’jemi dakord me drejtësinë dhe do përballemi me drejtësinë. Dhe ky është rreziku më i madh. Sot situata problematike është ky lloj pozicioni që mban qeverisja dhe Rilindja përballë drejtësisë, dëshira për të mbrojtur korrupsionin dhe të tjerët”, argumentoi Hasimja.

Ai sugjeroi që PD të ishte më konkrete në aksionet e saj dhe jo e veçuar apo të përqendrohej vetëm tek Berisha.

“Unë në krahun tjetër shoh deklaratën e PD. Por nëse donte PD mund të bënte dy gjëra, të kërkonte bashkëpunimin edhe me forcat e tjera dhe ta bënin së bashku, ia kam thënë edhe të tjerëve, ia kam thënë edhe Shehajt. Nuk është çështja te qytetarët dhe publiku, port e fakti se ata (mazhoranca) nesër mund të shkojë në Parlament dhe ta shkrijë fare SPAK-un”, tha analisti.

© Panorama.al

Te lidhura