Operacioni i SPAK/ Zbardhen emrat e personave të arrestuar, të përfshirë në grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve

Jun 7, 2024 | 17:50

Janë publikuar emrat e personave të cilët u arrestuan në kuadër të një operacioni të SPAK, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrante me pasaporta të falsifikuara.

spak

Mësohet se në pranga janë vënë 26 persona. Në këtë grup kriminal ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie, ndërsa janë kontrolluar 51 ambiente.

Me anë të pasaportave të falsifikuara grupi i kalonte emigrantët nga toka dhe ajri për në vende të ndryshme.

Në operacion përveç SPAK dhe Policisë së Shtetit janë angazhuar edhe autoritetet në Spanjë, Itali, Kosovë dhe SHBA.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur emrat e personave të arrestuar që janë si vijon:

  1. Bashkim Sula
  2. Njazi Ademaj
  3. Fitim Rama
  4. Ylli Brahimaj
  5. Gridi Elezi
  6. Rrezart Domi
  7. Osman Luca
  8. Artur Mici
  9. Arsen Caka
  10. Adrian Mema
  11. Maksim Domi
  12. Jugert Gashi
  13. Emiljan Marashi
  14. Roland Islamaj
  15. Behar Rexha
  16. Deila Qama
  17. Arnold Shahu
  18. Ylli Çaushaj
  19. Eriola Spaho
  20. Murat Gjuniku
  21. Bardhyl Imeri
  22. Bajram Xhaja
  23. Fatmir Stankova
  24. Arben Rushiti
  25. Leonardo Lama
  26. Xhelil Alla

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Kombëtare Spanjolle, pas një hetimi intensiv 2-vjeçar në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore, realizoi
operacionin “NOMADA” për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandimit të shtetasve.

 

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK dhe GJKKO,  caktoi masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 31 shtetas për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”.

Nga 31 shtetas me masë sigurimi personal “arrest në burg” është bërë e mundur kapja dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për 26 shtetas dhe për 4 shtetasit e tjerë u bë shpallja në kërkim, pasi rezulton se ndodhen jashtë shtetit, ndërsa 1 shtetas ndodhet brenda territorit shqiptar për te cilat strukturat operacionale janë angazhuar për kapjen e tij.

Në mes të personave të arrestuar është edhe një punonjës policie i nivelit zbatues.

Gjithashtu, për 6 shtetas, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Në vazhdimësi të këtij procedimi penal janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, ndërsa në Spanjë janë arrestuar 35 persona.

Veprimet operacionale u koordinuan me profesionalizëm edhe me homologët tanë në Itali e Kosovë, ndërsa për realizimin e operacionit në Shqipëri u angazhuan rreth 500 forca policore në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër,

Berat, Kukës dhe Shijak.

Gjatë operacionit u sekuestruan:

7 automjete;

1 laborator për falsifikimin e dokumenteve;

25 mijë euro;

20 mijë

paund;

10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja;

1 armë

gjahu; 10 laptop;

15 kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta

monedha virtuale – BITCOIN;  sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare;  1aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme dhe 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.

Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se, subjektet kryesorë kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke.

Këto dokumente të falsifikuara, përdoreshin në një shkallë të gjerë, për dhënien ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për të lehtësuar udhëtimin enmigrantëve të parregullt shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, por jo vetëm.

Këto udhëtime kryesisht realizoheshin drejt aeroporteve spanjolle, veçanërisht atyre në Majorka, Madrid, Barcelona dhe Alikante.

Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës “Schengen”.

Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale.

Vlen të theksohet se, operacioni “NOMADA” u përfundua falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, EUROPOL-in dhe Zyrën e Sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shpejtë dhe profesional në realizimin e operacionit “NOMADA”.

E kam thënë edhe më parë dhe dëshiroj ta përsëris sërish se, krimi në përgjithësi dhe veçanërisht krimi i organizuar, nuk ka kombësi dhe në botën globale ai po bëhet gjithnjë e më shumë ndërshtetëror.

Ndaj shpreh bindjen se ndërveprimi mes agjencive të zbatimit të ligjit është element thelbësor në përpjekjen tonë të përbashkët për të goditur krimin e organizuar, kudo ku ai shfaqet.

Konkretisht, bashkëpunimi ynë me Policinë Kombëtare të Spanjës është ngritur cilësisht dhe është konsoliduar tashmë, duke dhënë rezultate domethënëse në luftimin e fenomeneve kriminale që shqetësojnë të dy vendet.

Dëshiroj të falënderoj, drejtuesit e Policise se Shtetit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, të angazhuar në këtë operacion, për punën hetimore dhe veprimet organizative e operacionale, që garantuan suksesin e operacionit.

© Panorama.al

Te lidhura