
OPEN CALL FOR PREQUALIFICATION
Ref. No.: ALB-BM/PQ/2026/01
Date: 13 February 2026
- GENERAL INFORMATION
Contracting Authority
ALB-BM shpk
Autostrada Rrogozhinë – Lushnjë, Km 12
Lushnjë, Fier, Albania
Email: [email protected]
Company Profile
ALB-BM shpk collects and processes olive oil industry by-products into renewable energy products. The company is currently investing in the development and operation of a pilot composting facility aimed at collecting green waste and agro-industrial residues from local businesses and municipalities to produce high-quality organic compost fertilizer for olive farmers.
- SUBJECT OF PREQUALIFICATION
ALB-BM shpk invites legally registered companies to express their interest in participating in the prequalification process for the future supply of the following equipment:
- Tractor-Pulled Windrow Turner
- Wireless Windrow Monitoring System
- Portable NPK Analyzer
- Submersible Chopper Pump
Detailed technical specifications will be provided to shortlisted applicants during the subsequent restricted tender process.
The objective of this prequalification is to establish a shortlist of technically and legally qualified suppliers who may be invited to participate in a future restricted tender procedure.
- ELIGIBILITY CRITERIA
Eligible applicants must:
- Be legally registered companies (Albanian or international);
- Manufacture and/or be officially authorized distributors of at least one of the listed equipment;
- Demonstrate relevant experience in supplying similar equipment;
- Be able to provide technical documentation, references, and proof of authorization upon request;
- Not be subject to bankruptcy, insolvency, or legal proceedings affecting their professional conduct.
Joint ventures are permitted, provided that a lead company is clearly designated and assumes overall responsibility.
- EVALUATION CRITERIA
Prequalification applications will be assessed based on:
- Legal compliance;
- Technical capacity;
- Relevant experience and references;
- Manufacturer authorization (where applicable).
Only applicants meeting the minimum eligibility and technical requirements will be shortlisted.
- APPLICATION PROCESS
Interested applicants must submit an Expression of Interest (EOI) including:
- Company Profile (including experience in similar projects);
B. Registration documents or equivalent legal acts in accordance with the legislation of the applicant’s country of origin.
Submission Deadline- 23 February 2026 (23:59 CET)
Submission Method-Applications must be submitted electronically in PDF format to:
[email protected]
Email Subject Line-“EOI Submission – ALB-BM/PQ/2026/01”
Late submissions will not be considered.
All shortlisted companies will be invited to participate in the subsequent restricted tender procedure and will receive the Request for Price Form and detailed technical specifications.
- LANGUAGE
All applications and supporting documentation must be submitted in English or Albanian.
In case of discrepancies, the English version shall prevail.
- CLARIFICATIONS
Requests for clarification must be submitted in writing to the email address above no later than two (2) calendar days before the submission deadline.
Responses to clarification requests may be shared with all applicants to ensure transparency and equal treatment.
- VALIDITY
Applications shall remain valid for a period of three (3) months from the submission deadline.
ALB-BM shpk reserves the right to:
- Cancel this process at any stage without prior notice;
- Request additional documentation or clarifications;
- Verify submitted information;
- Reject any application that does not meet the stated requirements.
Participation in this prequalification process does not constitute a commitment to award a contract.
THIRRJE E HAPUR PËR PARA-KUALIFIKIM
Ref. Nr.: ALB-BM/PQ/2026/01
Data: 13 Shkurt 2026
- INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Autoriteti Kontraktues
ALB-BM shpk
Autostrada Rrogozhinë – Lushnjë, Km 12
Lushnjë, Fier, Shqipëri
Email: [email protected]
Profili i Kompanisë
ALB-BM shpk mbledh dhe përpunon nënprodukte të industrisë së vajit të ullirit në produkte të energjisë së rinovueshme. Kompania aktualisht po investon në zhvillimin dhe operimin e një impianti pilot kompostimi, me qëllim mbledhjen e mbetjeve të gjelbra dhe mbetjeve agro-industriale nga bizneset dhe bashkitë lokale, për të prodhuar pleh organik kompost me cilësi të lartë për fermerët e ullirit.
- OBJEKTI I PARA-KUALIFIKIMIT
ALB-BM shpk fton kompani të regjistruara ligjërisht të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e para-kualifikimit për furnizimin e ardhshëm me pajisjet e mëposhtme:
- Kthyes i rreshtave të kompostit (Windrow Turner) i tërhequr nga traktor
- Sistem pa tela për monitorimin e rreshtave të kompostit
- Analizues portativ NPK
- Pompë zhytëse me mekanizëm prerës (Submersible Chopper Pump)
Specifikimet teknike të detajuara do t’u vihen në dispozicion kompanive të përzgjedhura gjatë procedurës së mëvonshme të tenderit të kufizuar.
Qëllimi i këtij para-kualifikimi është krijimi i një liste të shkurtër furnitorësh të kualifikuar teknikisht dhe ligjërisht, të cilët mund të ftohen për të marrë pjesë në një procedurë të ardhshme tenderimi të kufizuar.
- KRITERET E PRANUESHMËRISË
Aplikantët e pranueshëm duhet:
- Të jenë kompani të regjistruara ligjërisht (shqiptare ose ndërkombëtare);
- Të prodhojnë dhe/ose të jenë distributorë të autorizuar zyrtarisht për të paktën një nga pajisjet e listuara;
- Të demonstrojnë përvojë përkatëse në furnizimin e pajisjeve të ngjashme;
- Të jenë në gjendje të paraqesin dokumentacion teknik, referenca dhe dëshmi autorizimi sipas kërkesës;
- Të mos jenë subjekt i procedurave të falimentimit, paaftësisë paguese apo proceseve ligjore që ndikojnë në ushtrimin e veprimtarisë profesionale.
Lejohen bashkime operatorësh ekonomikë (joint ventures), me kusht që të përcaktohet qartë kompania udhëheqëse dhe përgjegjësia e saj e plotë.
- KRITERET E VLERËSIMIT
Aplikimet për para-kualifikim do të vlerësohen bazuar në:
- Përputhshmërinë ligjore;
- Kapacitetin teknik;
- Përvojën dhe referencat përkatëse;
- Autorizimin e prodhuesit (kur është e aplikueshme).
Vetëm aplikantët që përmbushin kërkesat minimale të pranueshmërisë dhe kriteret teknike do të përfshihen në listën e shkurtër.
- PROCESI I APLIKIMIT
Aplikantët e interesuar duhet të paraqesin një Shprehje Interesi (EOI) që përfshin:
- Profilin e kompanisë (duke përfshirë përvojën në projekte të ngjashme);
B. Dokumentet e regjistrimit ose aktet ligjore ekuivalente sipas legjislacionit të vendit të origjinës së aplikantit.
Afati i Dorëzimit-23 Shkurt 2026 (23:59 CET)
Mënyra e Dorëzimit –Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, në format PDF, në adresën:
[email protected]
Subjekti i Email-it “EOI Submission – ALB-BM/PQ/2026/01”
Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Të gjitha kompanitë e përzgjedhura në listën e shkurtër do të ftohen të marrin pjesë në procedurën e mëvonshme të tenderit të kufizuar dhe do të pajisen me Formularin e Kërkesës për Çmim dhe specifikimet teknike të detajuara.
- GJUHA
Të gjitha aplikimet dhe dokumentacioni mbështetës duhet të paraqiten në gjuhën angleze ose shqipe.
Në rast mospërputhjeje, versioni në gjuhën angleze do të ketë përparësi.
- Sqarime
Kërkesat për sqarime duhet të paraqiten me shkrim në adresën e email-it të mësipërm jo më vonë se dy (2) ditë kalendarike përpara afatit të dorëzimit të aplikimeve.
Përgjigjet ndaj kërkesave për sqarim mund të shpërndahen tek të gjithë aplikantët për të garantuar transparencë dhe trajtim të barabartë.
- VLEFSHMËRIA
Aplikimet do të jenë të vlefshme për një periudhë prej tre (3) muajsh nga data e afatit të dorëzimit.
ALB-BM shpk rezervon të drejtën të:
- Anulojë këtë proces në çdo fazë, pa njoftim paraprak;
- Kërkojë dokumentacion apo sqarime shtesë;
- Verifikojë informacionin e paraqitur;
- Refuzojë çdo aplikim që nuk përmbush kërkesat e përcaktuara.
Pjesëmarrja në këtë proces para-kualifikimi nuk përbën angazhim për dhënien e një kontrate.
© Panorama.al










