OPEN CALL FOR PREQUALIFICATION

Feb 17, 2026 | 8:02

OPEN CALL FOR PREQUALIFICATION
Ref. No.: SORIZA/PQ/2026/01/L2
Date:17  February 2026

  1. GENERAL INFORMATION

Contracting Authority
S.O.RIZA shpk
Karbunare e Poshtme neighborhood, Qazim Kokoshi Street, two-story building, 1st floor, no. 607/109, cadastral zone 2087
Lushnjë, Albania.
Email: [email protected] 

Company Profile
S.O.RIZA sh.p.k. aims to implement advanced techniques for the transformation of agricultural organic waste with the objective of producing organic fertilizer. At the core of this mechanism is the use of earthworms as a key component of the processing system.

  1. SUBJECT OF PREQUALIFICATION

S.O.RIZA sh.p.k invites legally registered companies to express their interest in participating in the prequalification process for the future supply of the following equipment:

  1. Supply of earthworms (Lat. Lumbricus rubellus) in the quantity of 6,000,000 units,

Detailed technical specifications will be provided to shortlisted applicants during the subsequent restricted tender process.

The objective of this prequalification is to establish a shortlist of technically and legally qualified suppliers who may be invited to participate in a future restricted tender procedure.

  1. ELIGIBILITY CRITERIA

Eligible applicants must:

  • Be legally registered companies (domestic or international);
  • Be producers, breeders, and/or officially authorized distributors of earthworms for vermicomposting and organic waste management purposes;
  • Demonstrate relevant experience in supplying earthworms (e.g., Lumbricus rubellus or similar species) for agricultural, environmental, or circular economy projects;
  • Be able to guarantee the capacity to supply the total quantity of 6,000,000 units, organized into 200 colonies (families), ensuring biological quality, health, and vitality of the organisms;
  • Provide technical documentation regarding the species, breeding methodology, transport conditions, and phytosanitary certificates or other relevant compliance documents upon request;
  • Not be subject to bankruptcy, insolvency, or legal proceedings affecting their professional activity.

Joint ventures are permitted, provided that a lead company is clearly designated and assumes full responsibility for the performance of the contract.

  1. EVALUATION CRITERIA

Prequalification applications will be assessed based on:

  • Legal compliance;
  • Technical capacity;
  • Relevant experience and references;
  • Manufacturer authorization (where applicable).

Only applicants meeting the minimum eligibility and technical requirements will be shortlisted.

  1. APPLICATION PROCESS

Interested applicants must submit an Expression of Interest (EOI) including:

  1. Company Profile (including experience in similar projects);
    B. Registration documents or equivalent legal acts in accordance with the legislation of the applicant’s country of origin. 

Submission Deadline- 24 February 2026 (23:59 CET)

Submission Method-Applications must be submitted electronically in PDF format to:
[email protected]

Email Subject Line-“EOI Submission – SORIZA/PQ/2026/01/L2”

Late submissions will not be considered.

All shortlisted companies will be invited to participate in the subsequent restricted tender procedure and will receive the Request for Price Form and detailed technical specifications.

  1. LANGUAGE

All applications and supporting documentation must be submitted in English or Albanian.
In case of discrepancies, the English version shall prevail.

  1. CLARIFICATIONS

Requests for clarification must be submitted in writing to the email address above no later than two (2) calendar days before the submission deadline.

Responses to clarification requests may be shared with all applicants to ensure transparency and equal treatment.

  1. VALIDITY

Applications shall remain valid for a period of three (3) months from the submission deadline.

S.O.RIZA shpk reserves the right to:

  • Cancel this process at any stage without prior notice;
  • Request additional documentation or clarifications;
  • Verify submitted information;
  • Reject any application that does not meet the stated requirements.

Participation in this prequalification process does not constitute a commitment to award a contract.

THIRRJE E HAPUR PËR PARA-KUALIFIKIM
Ref. Nr.: SORIZA/PQ/2026/01/L2
Data: 17 Shkurt 2026

  1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM

Autoriteti Kontraktues,
S.O.RIZA sh.p.k
Lagjja Karbunare e Poshtme, Rruga Qazim Kokoshi, godinë 2-katëshe, kati i parë, nr. 607/109, zona kadastrale 2087, Lushnjë, Shqipëri.
Lushnjë, Fier, Shqipëri
Email: [email protected] 

Profili i Kompanisë
S.O.RIZA sh.p.k. synon të zbatojë teknika të avancuara për transformimin e mbetjeve organike bujqësore me qëllim prodhimin e plehut organik. Në thelb të këtij mekanizmi qëndron përdorimi i krimbave të tokës si komponent kyç i sistemit të përpunimit.

  1. OBJEKTI I PARA-KUALIFIKIMIT

S.O.RIZA shpk fton kompani të regjistruara ligjërisht të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e para-kualifikimit për furnizimin e ardhshëm me pajisjet e mëposhtme:

  1. Furnizim me krimba toke (Lat. Lumbricus rubellus), në sasinë 6,000,000 njësi.

Specifikimet teknike të detajuara do t’u vihen në dispozicion kompanive të përzgjedhura gjatë procedurës së mëvonshme të tenderit të kufizuar.

Qëllimi i këtij para-kualifikimi është krijimi i një liste të shkurtër furnitorësh të kualifikuar teknikisht dhe ligjërisht, të cilët mund të ftohen për të marrë pjesë në një procedurë të ardhshme tenderimi të kufizuar.

  1. KRITERET E PRANUESHMËRISË

Aplikantët e pranueshëm duhet:

  • Të jenë shoqëri të regjistruara ligjërisht (vendase ose ndërkombëtare);
  • Të jenë prodhues, kultivues dhe/ose distributorë të autorizuar të krimbave të tokës për qëllime vermikompostimi dhe menaxhimi të mbetjeve organike;
  • Të dëshmojnë eksperiencë të mëparshme në furnizimin me krimba toke (p.sh. Lumbricus rubellus ose specie të ngjashme) për projekte bujqësore, mjedisore ose të ekonomisë qarkulluese;
  • Të jenë në gjendje të garantojnë kapacitetin për furnizimin e sasisë totale prej 6,000,000 njësish, të organizuara në 200 koloni (familje), duke siguruar cilësi biologjike, shëndet dhe vitalitet të organizmave;
  • Të ofrojnë dokumentacion teknik për specien, metodologjinë e kultivimit, kushtet e transportit dhe certifikata fitosanitare ose dokumente të tjera përkatëse, sipas kërkesës;
  • Të mos jenë subjekt i falimentimit, paaftësisë paguese apo proceseve gjyqësore që ndikojnë në ushtrimin e aktivitetit të tyre profesional.

Lejohen bashkime operatorësh ekonomikë (joint ventures), me kusht që të përcaktohet qartë kompania udhëheqëse dhe përgjegjësia e saj e plotë.

  1. KRITERET E VLERËSIMIT

Aplikimet për para-kualifikim do të vlerësohen bazuar në:

  • Përputhshmërinë ligjore;
  • Kapacitetin teknik;
  • Përvojën dhe referencat përkatëse;
  • Autorizimin e prodhuesit (kur është e aplikueshme).

Vetëm aplikantët që përmbushin kërkesat minimale të pranueshmërisë dhe kriteret teknike do të përfshihen në listën e shkurtër.

  1. PROCESI I APLIKIMIT

Aplikantët e interesuar duhet të paraqesin një Shprehje Interesi (EOI) që përfshin:

  1. Profilin e kompanisë (duke përfshirë përvojën në projekte të ngjashme);
    B. Dokumentet e regjistrimit ose aktet ligjore ekuivalente sipas legjislacionit të vendit të origjinës së aplikantit. 

Afati i Dorëzimit-24 Shkurt 2026 (23:59 CET)

Mënyra e Dorëzimit –Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, në format PDF, në adresën:
[email protected]

Subjekti i Email-it “EOI Submission – SORIZA/PQ/2026/01/L2”

Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Të gjitha kompanitë e përzgjedhura në listën e shkurtër do të ftohen të marrin pjesë në procedurën e mëvonshme të tenderit të kufizuar dhe do të pajisen me Formularin e Kërkesës për Çmim dhe specifikimet teknike të detajuara.

  1. GJUHA

Të gjitha aplikimet dhe dokumentacioni mbështetës duhet të paraqiten në gjuhën angleze ose shqipe.

Në rast mospërputhjeje, versioni në gjuhën angleze do të ketë përparësi.

  1. Sqarime

Kërkesat për sqarime duhet të paraqiten me shkrim në adresën e email-it të mësipërm jo më vonë se dy (2) ditë kalendarike përpara afatit të dorëzimit të aplikimeve.

Përgjigjet ndaj kërkesave për sqarim mund të shpërndahen tek të gjithë aplikantët për të garantuar transparencë dhe trajtim të barabartë.

  1. VLEFSHMËRIA

Aplikimet do të jenë të vlefshme për një periudhë prej tre (3) muajsh nga data e afatit të dorëzimit.

S.O.RIZA shpk rezervon të drejtën të:

  • Anulojë këtë proces në çdo fazë, pa njoftim paraprak;
  • Kërkojë dokumentacion apo sqarime shtesë;
  • Verifikojë informacionin e paraqitur;
  • Refuzojë çdo aplikim që nuk përmbush kërkesat e përcaktuara.

Pjesëmarrja në këtë proces para-kualifikimi nuk përbën angazhim për dhënien e një kontrate.

© Panorama.al

Te lidhura