OKB ka shprehur shqetësimin e madh për armët kimike libiane, një pjesë e të cilave rezultojnë të zhdukura dhe mund të jenë në duart e ekstremistëve. Sipas rrjetit amerikan “ABC”, bazuar në burime nga shërbimet sekrete amerikane, nga arsenali i armëve që kanë qenë në dispozicion të Gedafit mungojnë 20 mijë raketa antiajrore, të prodhuara në Rusi. Po të jenë vërtet në duart e terroristëve, ato do të ishin një kërcënim serioz. Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të vendosë kontrollin mbi rezervat e armëve në Libi para se ato të bien në duart e terroristëve. B. Lin Peskoull i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se lideri në arrati, Muamer Gedafi, ka lënë prapa raketa tokë-ajër dhe armë bërthamore. Sipas tij, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit ka gjetur javën e kaluar një depo armësh të padeklaruara bërthamore rreth 400 kilometra në jug të Tripolit.











