OKB, diskutohet sot kërkesa e Palestinës për shtet

Sep 26, 2011 | 9:42

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të hapë sot bisedimet rreth kërkesës palestineze për shtet.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, ka dorëzuar të premten zyrtarisht kërkesën për shtetësi të plotë në Kombet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara, aleate kyçe të Izraelit, kanë kërcënuar se do të përdorin veton nëse çështja shkon për votim në Këshillin e Sigurimit.

Uashingtoni thotë se mbështet shtetin palestinez, por, sipas tij, një gjë e tillë duhet të arrihet përmes bisedimeve izraelito-palestineze, e jo përmes votimit në OKB.

Palestinezët thonë se nuk do të rinisin bisedimet derisa Izraeli të ndalojë plotësisht ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Izraeli ka thënë se ngrirja e vendbanimeve është parakusht i papranueshëm.

© Panorama.al

Te lidhura