
Futbollisti kuqezi dha dy asiste, që u shndërruan në gol
Mesfushori shqiptar, Odise Roshi, ka ngritur lart imazhin e tij te skuadra e Këlnit. 20-vjeçari fierak ka qenë pjesë aktive e planeve të trajnerit Stale Solbaken, por performanca dhe egoja e tij kanë bërë që ai të kthehet edhe një futbollist mediatik. Disa ditë më parë, ai u bë problem në miqësoren ndaj Hanoverit, ku u konfrontua verbalisht me një nga rivalët e tij, pasi ky pështyu njërin nga lojtarët e Hanoverit. Por duke qenë ndërmjetës legjendari Altin Lala, Roshi i kërkoi falje dhe po vijon angazhimet e tij me Këlnin. Në ndeshjen tjetër miqësore, atë kundër ekipit të Bundesligës 2, Alemania Ahen, trajneri Solbaken hodhi në fushë një formacion të rinjsh, ku talenti shqiptar luajti gjithë lojën, madje shkëlqeu duke qenë “truri” e ekipit. Dy golat që i dhanë fitoren Këlnit, u projektuan pikërisht nga mesfushori fierak, i cili me klasin dhe aftësitë e tij dribluese, dha dy asiste të cilat u shndërruan në gol nga Frais (16′) dhe Uth (82′), të cilët i dhuruan fitoren 2-1 Këlnit. Ai u vlerësua me nota maksimale nga mediat gjermane. Me këtë paraqitje duket se Roshi ka kthyer sadopak opinionin, i cili u dyzua disi pas incidentit në ndeshjen me Hanoverin. Kujtojmë se lojtari u largua drejt Bundesligës së parë gjermane vetëm në verën e 2011-s nga Flamurtari i Vlorës, duke bërë një kalim gjigant. Askush deri tani nuk ka kaluar nga Superliga shqiptare direkt e në një klub të huaj elitar, sikundër është Këlni, që në transferimin e parë të karrierës. Roshi shihet si një nga të rinjtë më të talentuar që ka dalë nga kampionati shqiptar dhe në ndeshjet e fundit të kualifikimeve për EURO 2012 ai u grumbullua edhe me kuqezinjtë.
© Panorama.alSerie A/ Ujkani shkëlqen në humbje
Gardiani shqiptar, Samir Ujkani, bëri gjithçka për të shpëtuar skuadrën e Novarës nga goleada e Çezenës. Në sfidën për mbijetesë të javës së 18-të të Serisë A, vendësit e Çezenës kanë mundur të gjunjëzojnë tri herë 23-vjeçarin kosovar. Faji ka qenë i mbrojtjes tejet të dobët, ku përveçse u ndëshkuan që në minutën e 20-të nga rumuni Adrian Mutu, ata u penalizuan duke shkaktuar edhe dy penallti e një autogol. Me mjeshtërinë e tij, Mutu ka mundur të shënojë 11-metërshin në minutën e 39-të, duke dhënë garanci në sulm dhe duke lënë në stol përgjatë gjithë lojës bomberin shqiptar, Erjon Bogdani, pasi ky i fundit ishte aktiv në ndeshjen e kupës ndaj Napolit. Pavarësisht se Novara më shumë u vetëndëshkua në këtë sfidë, portieri Samir Ujkani tregoi klas të lartë, duke pritur dhe penalltinë e gjuajtur nga Kandreva dhe nga vlerësimet e mediave italiane, Ujkani u cilësua lojtari më i mirë në fushë për Novarën.











