Foshnjat e lindura nga mamatë obeze janë të rrezikuar nga mungesa e hekurit, i cili ndikon në zhvillimin e trurit, bazuar në një studim në Denver të SHBA-së.
Në gratë jo shtatzëna, obeziteti pengon transportimin e hekurit nëpërmjet zorrëve, duke rritur rrezikun e anemisë.
Kur një grua është shtatzënë, hekuri transportohet përmes zorrëve në placentë, por nuk është i njohur fakti se si obeziteti ndikon në statusin e hekurit tek fetusi.
Statusi i hekurit tek fetusi është i rëndësishëm, sepse 50% e hekurit nevojitet për rritjen e tij përpara lindjes.
Në këtë studim është llogaritur masa e trupit të grave përpara lindjes dhe niveli i hekurit në bazë të gjakut të kordonit kërthizor.
Rezultatet shfaqin praninë e dobët të statusit të hekurit në të sapolindurit e grave, të cilat janë obeze.
Këto zbulime janë të rëndësishme, sepse pamjaftueshmëria e hekurit në fetus është e lidhur me paaftësinë e zhvillimit të trurit dhe ne duhet të kuptojmë rreziqet e të gjithë faktorëve nga kjo pamjaftueshmëri.
Në gratë jo shtatzëna, obeziteti është i lidhur me ushqimet e varfra që nuk kanë hekur dhe me diabetin, pra këto dy faktorë mund të kontribuojnë.
Rezultatet e studimit gjithashtu kanë dhënë ndërlikime të tjera të rëndësishme, se përhapja e obezitetit tek gratë shtatzëna është rritur shumë. ir.bu











