UPDATE- Presidenti amerikan Barak Obama vendosi kurorë në vendin ku ndodheshin kullat binjake në Nju Jork për t’i përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.
Obama e quajti ish vendndodhjen e kullave binjake “vend simbolik të sakrificës së jashtzakonshme” e bërë në atë ditë të tmerrshme 10 vjet më parë”.
Me pare, Obama vizitoi zjarrëfikësit, ndërsa tha se “Amerika kurrë nuk do ta harrojë 11 shtatorin”, ku humbën jetën rreth 400 anëtarë të shërbimeve të emergjencës.
Vizita e tij vjen vetëm një ditë pas refuzimit publik të presidentit për të publikuar fotot e Osama bin Laden pas vdekjes.
© Panorama.al











