
Shtëpia e Bardhë ka vendosur të mos publikojë fotot e Osama bin Laden, te cilat do te vertetonin vdekjen e tij. Vetë presidenti i SHBA-së, Barack Obama, citohet të ketë thënë se publikimi i fotove do të ishte një rrezik për sigurinë kombëtare. Ndërkohë, sipas rrjetit televiziv, ABC, sekretarja e shtetit Hillary Klinton dhe sekretari i Mbrojtjes Robert Gates janë shprehur kundër publikimit të fotove.
Ndërkohë italianja “La Repubblica” raporton se janë publikuar foto të viktimave të tjera të aksionit.











